Haxhiu kërkon të trajtohet me urgjencë tërheqja nga Trusti

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit ta trajtojnë me urgjencë kërkesën për tërheqjen nga Trusti, siç thotë ai, për t’i ndihmuar qytetarët ta kalojnë këtë krizë ekonomike.

“Më 9 mars kemi marrë një iniciativë për ndryshimin e ligjit që t’i jepet mundësi qytetarëve për tërheqjen e një pjese të Trustit. Për fat të keq, Qeveria e ka neglizhuar këtë kërkesë të qytetarëve dhe ne ditën e fundit ka dhënë përgjigje negative, por i ka hapur rrugë Kuvendit të vendosë për këtë projektligj. Sot kam një apel dhe një kërkesë për të gjitha komisionet dhe kryesinë që këtë projektligj ta trajtojë dhe procedojë me urgjencë. Që në seancën tjetër të kemi mundësinë ta miratojmë”, ka thënë Haxhiu të enjten në seancën e Kuvendit.

Haradinaj: Vetëvendosje mbron interesat e Stanishiqit e Rankoviqit

Tërheqja e Trustit ka gjetur mbështetjen e partive opozitare. PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë pro tërheqjes së re nga Trusti, ndërkohë pushteti e konsideron të dëmshme për ekonominë.

Qeveria më 21 prill kishte dalë kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, pasi sipas saj, nuk i ndihmon kategoritë në nevojë.

Më Shumë

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit