42 vjeçari në Prizren tenton t’i japë fund jetës duke pirë barna

Një 42-vjeçar ka tentuar të kryejë vetëvrasje mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në qytetin e Prizrenit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ai është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi kishte konsumuar një sasi prej 20 tableta barna.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës njoftojnë se viktima është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, teksa po vazhdon të trajtohet në repartin e Emergjencës.

Motivet se çka e shtyu deri të tentimi për vetëvrasje nuk dihen ende.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt

Më Shumë

DokuFest shpall 10 projektet e përzgjedhura për Short Film Forum 2026

DokuFest ka bërë të ditur përzgjedhjen e dhjetë projekteve që do të marrin pjesë në edicionin 2026 të Short Film Forum, i cili do...

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Lajmet e Fundit