Rahoveci apo Prishtina e Re në Superligë

Sonte (e shtunë) do të zhvillohet ndeshja e dytë e “play-out”-it ndërmjet Rahovecit dhe Prishtinës së Re. Në takimin e parë të zhvilluar në kryeqytet fitore shënuan prishtinasit me rezultat 93:89, duke i befasuar të gjithë.

Kryeqytetasit përfunduan garat në vendin e dytë të Ligës së Parë si dhe ishin finalistë të “play-off”-it, ku pësuan nga Vëllaznimi i Gjakovës, që siguroi një vend në Superligë, ndërsa rahovecasit u renditën në vendin e shtatë të elitës, duke garuar në “play-out”. Takimi i parë ishte shumë i barabartë, ndërsa ndeshja e dytë do të jetë vendimtare se kush do të sigurojë një vend në Superligë për edicionin e ardhshëm.

“Vreshtarët” duhet të shënojnë fitore me më shumë se katër pikë dallim në mënyrë që të mbesin pjesë e elitës së basketbollit, kurse nëse prishtinasit fitojnë ose pësojnë humbje të ngushtë, atëherë për herë të parë do të garonin në Superligë.

Të shtunën takohen:
20:30 Rahoveci – Prishtina e Re

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit