11.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

‘Dardanët’ U16 fitojnë turneun ‘UEFA Development’

Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e meshkujve ka triumfuar në turneun “UEFA Development” që u mbajt në Shkup.

Në ndeshjen e fundit, “Dardanët” U16 shënuan fitore në duel me Taxhikistanin pas penalltive 4:3, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 0:0. Kjo fitore ia mundësoi Kosovës vendin e parë në këtë turne me 6 pikë, duke lënë pas vetës Maqedoninë dhe Taxhikistanin me nga 4 pikë dhe Hondurasin, me 3 pikë. Në ndeshjen e parë Kosova fitoi në duel me Hondurasin, 2:0, derisa në ndeshjen e dytë pësoi humbje nga Maqedonia e Veriut, pas penalltive 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt kishte përfunduar 1:1.

Përzgjedhësi Arsim Abazi përgëzoi futbollistët për prezantimin dinjitoz në këtë turne, të cilin e fituan me plotë meritë.

“Ky ishte një turne shumë i frytshëm për ne, ngase patëm mundësi të shohim potencialin e futbollistëve të cilët do të na shërbejnë për kualifikimet e ardhshme të gjeneratës U17. Ndonëse kjo ishte hera e parë që ky grup i futbollistëve ishte së bashku dhe kishim vetëm pak ditë në dispozicion për t’u përgatitur për këtë turne dhe luajtëm kryesisht me lojtarë vendorë, ia dolëm që me angazhim maksimal të gjithsecilit të dalim fitues të këtij turneu. I përgëzoj të gjithë futbollistët për paraqitjen dhe pres që të kemi rrugëtim të suksesshëm me këtë gjeneratë”, ka thënë Abazi.

Më Shumë

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe QK “11 Marsi” diskutojnë bashkëpunimin për punë praktike të nxënësve

KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë mbajtur një takim pune për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit për përfundimin...

Lajmet e Fundit