3.6 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Hajnat vjedhin mbi 10 mijë euro në një shtëpi të Prizrenit

Hajnat kanë bërë kërdi në një shtëpi në rrugën “Arta” në Prizren, ku kanë vjedhur mijëra euro para të gatshme, derisa familja s’ishte aty.

Rasti është raportuar në Polici pas mesnate, me ç’rast në patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas pronarit të shtëpisë, persona të panjohur kanë depërtuar brenda derisa ata s’ishin në shtëpi, në orët e mbrëmjes.

Ai ka deklaruar para zyrtarëve policore se hajnat kanë demoluar gjësendet dhe kanë arritur të vjedhin afër 9000 euro para të gatshme, si dhe 2000 franga.

Kujtojmë se janë rritur me të madhe rastet e vjedhjeve nëpër shtëpi të ndryshme gjithandej vendit, duke u rritur kështu pasiguria e qytetarëve.

Më Shumë

Për rrugën Tetovë – Prizren janë ndarë dy milionë euro

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli, në Click Plus në TV21, bëri të ditur se për rrugën Tetovë – Prizren janë ndarë 2 milionë euro.Zekolli...

Prokuroria e Prizrenit mban ligjërata në shkolla kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht prokuroret/koordinatore për rastet e dhunës në familje, Mehreme Hoxha dhe Elfete Purova, kanë realizuar ligjërata vetëdijesuese në shkollën IAAP...

Lajmet e Fundit