5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Veseli deklarohet i pafajshëm: Gjyqi të fillojë sa më shpejt dhe ta shpreh pafajësinë time para qytetarëve

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka dalë para Gjykatës Speciale në seancën dëgjimore pas aktakuzës së re, të ndryshuar të cilën Prokuroria e Specializuar e dorëzoi në gjykatë më 29 prill.

Veseli fillimisht ka pohuar se e ka marrë aktakuzën e re, të ndryshuar, para se gjykatësi Nicolas Guillou të urdhëronte leximin e akuzave të reja.

Pasi gjykatësi Nicolas Guillou ka thënë se “nuk është momenti për t’i kundërshtuar” dhe e pyeti Veselin nëse i ka kuptuar akuzat e reja, ish-kryetari i PDK-së ka shprehur dëshirën që gjykimi të fillojë sa më shpejt. Pastaj, ai është deklaruar i pafajshëm.

“Deklarohem i pafajshëm”, ka thënë Veseli, pasi paraprakisht ka folur për procesin gjyqësor.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

“Faleminderit z. gjykatës. I kam lexuar. Vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt dhe ta kem të drejtën time ta shpreh pozitën time dhe pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe para këtij gjyqi të nderuar. Faleminderit shumë”, ka thënë Veseli.

Pasi gjykatësi ka lexuar të drejtat që i ofrohen, Veseli ka thënë se do të kishte dashur që ato të mund t’i aplikonte.

“I nderuar z. gjyqtar, ju falënderoj për të gjitha këto të drejta dhe kisha pasur dëshirë që këto të drejta të cilat i përmendët të kem të drejtë në këtë gjykatë edhe t’i aplikoj”, ka thënë ai.

Paraprakisht, në Speciale është paraqitur ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili është deklaruar i pafajshëm.

Zyra e Prokurorit të Specializuar më 29 prill e ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një aktakuzë të re, të ndryshuar, kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Në aktakuzën e re, prokurori Jack Smith ka përfshirë disa krime të pretenduara në Suharekë dhe Gjilan, për të cilat akuzohen ish-krerët politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Më Shumë

Sekuestrohen armë dhe municion pas një rasti kanosjeje në Rahovec

Policia ka njoftuar se dje Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes.   Një person ka raportuar se pas...

Komuna e Dragashit dhe “Advancing Together” bashkëfinancojnë katër projekte

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ "Advancing Together", sot u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të katër...

Lajmet e Fundit