Talenti i Arsenal-it dhe ai i Chelsea-t “braktisin” Anglinë, zgjedhin të përfaqësojnë Ganën

Kombëtarja e Anglisë do të humbasë dy yje të të ardhmes. Talenti i Arsenal-it, Eddie Nketiah, si dhe ai i Chelsea-t, Callum Hudson-Odoi, duket se kanë hequr dorë nga përfaqësimi i “Tre Luanëve”, sipas raportimeve të “Daily Mail”.

Nketiah dhe Hudson-Odoi po synojnë të luajnë në Kupën e Botës, Katar 2022. Dhe këtë gjë ata mund ta arrijnë duke përfaqësuar Ganën.

Sulmuesi i Arsenal-it kryeson listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Anglisë U-21. Ndërsa, anësori i Chelsea ka bërë tre paraqitje me ekipin e parë të Anglisë.

Nketiah, i cili ka shënuar katër gola në katër paraqitjet e tij të fundit në Premier League, ka bërë më parë 17 paraqitje për formacionin e Anglisë U-21.

Pavarësisht se ka shënuar 16 gola në nivelin U-21, ai ende nuk ka siguruar një ndeshje me skuadrën e parë.

(Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Hudson-Odoi ishte aktivizuar me skuadrën e Gareth Southgate-t në kualifikueset e Euro 2020, gjatë vitit 2019.

Me ndryshimin e rregulloreve të FIFA-s në shtatorin e 2020, lojtarëve deri në 21-vjeç u lejohet ndryshimi i kombësisë nëse kanë arritur maksimumi deri në tre paraqitje me një kombëtare tjetër.

Nëse dy lojtarët bëjnë ndryshimin e kombësisë dhe zgjedhin të luajnë për Ganën, ata do të jenë pjesë e Kupës së Botës. Kombëtarja afrikane është pjesë e Grupit H, së bashku me Portugalinë, Uruguain dhe Koren e Jugut.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit