Zbulohet kontrata që Juventusi e ka gati për Pogban

Paul Pogba është njëri nga futbollistët që do të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori francez raportohet se është më afër rikthimit te Juventusi se sa kalimit diku tjetër, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër” i ka ofruar Pogbas kontratë tri-vjeçare.

Gjithashtu, klubi nga Torino thuhet se i ka ofruar 29-vjeçarit një rrogë vjetore prej 7.5 milionë eurove.

Paris Saint-Germaini mendohet se është klubi tjetër që ka shprehur interesim për Pogban.

Paul Pogba nga “Old Trafford” do të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon pas përfundimit të sezonit.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit