Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 18 qershor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar një dokument me informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore 2022.

Siç bëhet e ditur, provimi do të mbahet më 18 qershor 2022 dhe këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët.

“Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta. Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati)”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Për më shumë informata klikoni Këtu.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit