Ra në dashuri me refugjaten ukrainase që morën në shtëpi, 29-vjeçari braktis të dashurën

Emigrimi masiv i popullit ukrainas për shkak të luftës, duket se ka ndryshuar rrënjësisht jetën e një familjeje në Britaninë e Madhe.

Një 29-vjeçar ka braktisur partneren e tij pasi ra në dashuri me refugjaten ukrainase, e cila u strehua në shtëpinë e tyre.

Tony Garnett dhe partnerja e tij 28-vjeçare morën Sofia Karkadym në fillim të majit, por vetëm 10 ditë më vonë gjithçka ndryshoi për çiftin.

Babai i dy fëmijëve është larguar me 22-vjeçaren ukrainase, me të cilën pohon se është dashuruar menjëherë dhe se ka vendosur të kalojë pjesën tjetër të jetës me të. Sofia nga ana tjetër, e cila u largua nga qyteti i Lviv, e ka quajtur gjithçka një dashuri me shikim të parë.

Tony ka rrëfyer për “The Sun”, se 22-vjeçarja ishte personi i parë që ka kontaktuar në një faqe në “Facebook”, ku ofronte strehimin e të paktën një refugjati ukrainas.

Që nga fillimi i luftës, miliona ukrainas janë larguar për shkak të pushtimit rus, duke gjetur strehim në vende të tjera./A2CNN

 

 

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit