Në Gjykatën e Qarkut të Weinfelden-it, 53-vjeçari është dashur të përgjigjet, veç tjerash edhe për shkelje të ligjit për narkotikët, armët dhe trafikun.
Për shkak se kishte probleme në shtrat, një 53-vjeçar kishte konsumuar heroinë. Por kjo nuk i kishte shtuar fuqinë veçse e kishte bërë gjithnjë e më shumë xheloz. Për shkak se as Viagra nuk i ndihmoi dhe ai ishte plotësisht i mbingarkuar, ai u gjend para gjyqit dhe duket se ka nevojë për terapi.
Nga këndvështrimi i prokurorisë, kjo ishte pika më e dënueshme moralisht, por ajo në fakt ndikoi ndjeshëm në uljen e dënimit. Shkaku ishte pafuqia e tij (impotenca) është shprehur ai në gjykatë. Stresi në punë dhe frika e dështimit në shtrat kishin çuar në depresion dhe probleme me lëvizjen fizike.
“Ne kishim provuar gjithçka për ta ndryshuar gjendjen: ushqimin, viagrën, por asgjë nuk ndihmoi”.
Një i njohur e kishte këshilluar të përdorte heroinë, shkruan tagblatt.ch.
“Ai më tha se kjo do të më ndihmonte në shtrat. E kam provuar, por më ka shkaktuar të vjella prandaj e kam lënë sërish”, ka rrëfyer i akuzuari.
Kur ai ishte arrestuar, policia kishte gjetur 111 gramë heroinë dhe rreth 900 gramë ekstensues (materie përpunimi), tranmseton albinfo.ch. Prokuroria e akuzon atë se ka blerë, konsumuar dhe shitur heroinë dhe droga të tjera. Ndërdsa ai pranon se u ka shitur sasi të vogla të përzierjes së heroinës miqve dhe të njohurve, por mohon që të ketë qenë tregtar droge:
Heroina nuk më përkiste mua, nuk kisha ndërmend ta shtrija as ta shisja dhe nuk e bëra asnjërën.
Heroina e gjetur tek ai ishte nga një i njohur të cilit ja kishte ruajtur dhe do ta merrte sërish më vonë.
Gjithashtu prokurori publik e akuzon 53-vjeçarin se ka shkelur disa herë ligjin e armëve dhe ka vepruar në kundërshtim me detyra në kontrollet e trafikut.
Edhe pistoleta i përkiste “një të njohuri”
Pavarësisht përdorimit të drogës, ai nuk u shërua nga impotenca. Por nga ana tjetër u shtua frika se gruaja e tij mund ta tradhtonte. Arsyeja konkrete e dyshimit të tij në këtë pikë nuk u bë e qartë në seancë, transmeton albinfo.ch. Por, tërësisht e qartë dhe e provuar u bë aty se ai e ka fyer gruan e tij në telefon dhe me SMS në gjuhën shqipe, duke e quajtur “kurvë” dhe “zuskë”.
Ai gjithashtu e kishte kërcënuar disa herë në ditë se do ta vriste. Kështu ai, veç tjerash i kishte thënë asaj gjithashtu se do ta qëllonte dhe “do të bënte mish të grirë” prej saj. Prandaj “do të bëje mirë të largohesh nga banesa”. Sepse nëse do ta priste aty, do ta bartte të vdekur nga shtëpia.
Disa herë ka goditur edhe fizikisht gruan e tij, sipas akuzës.
Duke e ditur se kishte armë në shtëpi, gruaja i kishte marrë seriozisht kërcënimet dhe kishte lajmëruar policinë. Ndonëse ka pranuar që ka sharë, ai mohon të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
“Nuk kam goditur askënd në jetën time”. As arma nuk i përkiste atij. “Një mik ma ka huazuar dhe duhej ta kishte marrë shumë kohë më parë.”
Prokuroria kërkon ndalim pesëvjeçar kontakti me gruan dhe terapi
Në gjykatë prokuroria kërkon ndër të tjera 30 muaj burg dhe 1800 franga gjobë. Dënimit me burg duhet t’i shtohen 102 ditë paraburgim, si dhe koha që ai ka kaluar në paraburgim që nga tetori i vitit 2021. Paraburgimi duhet të shtyhet në favor të terapisë në spital.
Atij gjithashtu i është ndaluar të kontaktonte apo afrohej me ish-gruan e tij për një periudhë prej pesë vitesh, përcjell albinfo.ch. Avokati i bashkëshortes kërkon dëmshpërblim prej 5000 frangash, të cilin i akuzuari parimisht e ka pranuar.
Avokati i tij ndërkaq kërkon dënim maksimal prej 15 muajsh burg, i cili do të shtyhej në favor të terapisë ambulatore. Ai duhet të lirohet nga akuzat për trafik droge, për sulme fizike mbi gruan pastaj nga akuzat në lidhje me trafikun, me arsyen se ai kishte problem për të drejtuar makinën.
Aktgjykimi është ende në pritje dhe do t’u komunikohet palëve me shkrim.