10.3 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Arrestohet 21-vjeçari për vjedhje në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

Dje rreth orës 06:20, stacioni policor në Shtërpcë ka pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur në Brezovicë të Shtërpcës, ku një person kishte vjedhur pajisje në teleferikun e Qendrës së Skijimit .

Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe policët hetues të stacionit policor në Shtërpcë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet .

“Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues,  grumbullimit të informacioneve në terren, policët kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij dhe rreth orës 12:00, të po të njëjtës ditë, kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të pajisjeve të teleferikut dhe kështu duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në infrastrukturën e Qendrës e Skijimit”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

 

 

 

Më Shumë

LDK-ja në Prizren ende pa vendim për balotazh, Selmanaj: Brenda tri ditësh do ta publikojmë mbështetjen tonë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se cilin nga dy kandidatët për kryetar të komunës do...

Trajneri i Malishevës jep dorëheqje

Pas ndeshjes së fundit ndaj Ballkani, kryetrajneri i Malisheva, Qatip Osmani, ka dorëzuar dorëheqjen e tij para kryesisë së klubit. Sipas komunikatës së klubit,...

Lajmet e Fundit