5.5 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Tërheqja e mjeteve nga Trusti sot shqyrtohet në Komisionin për Buxhet

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, është në rend të ditës, në mbledhjen e Komisionit që do të mbahet sot, shkruan Reporteri.net.

Partitë opozitarë në Kosovë kanë insistuar vazhdimisht që sa më shpejt të procedohet në Kuvend Projektligji që mundëson lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensional i Kursimeve Trust.

Opozita po kërkon që nga Trusti të lejohet tërheqja e deri në 30 për qind të mjeteve nga ana e qytetarëve.

Sipas krerëve të këtyre grupeve parlamentare, tërheqja e një shume të caktuar nga Trusti, do të ju lehtësonte jetën qytetarëve.

Deputeti Bekim Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar më 9 mars pati dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Kundër këtij projektligji ka dalë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Zyrtarët e kësaj partie kanë bërë të ditur se nuk e përkrahin nismën legjislative të Kuvendit të Kosovës që ka të bëjë me tërheqjen e një sasie të caktuar të parave.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në fund të vitit 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Më Shumë

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Lajmet e Fundit