8.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Muja kundër tërheqjes së Trustit: Kështu nuk ndodh në asnjë vend të botës

Deputeti i LVV-së, Armend Muja në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, ka renditur arsyet se përse nuk e mbështet tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Muja ka thënë se një praktikë e tillë nuk përdoret në asnjë vend të Evropës e as në botë.

“Trusti pensional dhe kursimi është obligim, në të gjitha vendet e botës përfshirë edhe në Evropë skemat e tilla pensionale janë obligim, nuk janë opsionale. Nuk mbaj mend në Evropë ose diku në botë që pa marrë parasysh shkallën e inflacionit tu jenë drejtuar kursimeve pensonale për ta zgjedhë një skemë. Në shumicën e rasteve janë propozuar masa fiskale ose monetare, por jo duke i prek kursimet pensionale”, ka thënë ai.

Muja ka shtuar se kundërshtimi për këtë gjë nuk ka të bëjë me inate politike.

Ai shtoi se në vitin 2020 është miratuar ligji për rimëkëmbje ekonomike për tërheqje të afro 200 milionë eurove nga kursimet pensionale

“Sipas Trustit nga dhjetori 2020 deri prill 2021 janë tërhequr mbi 200 milionë euro, të cilat në bazë të ligjit në ato kohë dhe sa unë kujtoj PDK kishte thënë se do të votonte me kushtin që ato të rimbursoheshin dhe është integruar edhe një nen që afërsisht 120 milionë euro duhet të rimburësohen dhe ky është obligim që i mbetet Qeverisë”, tha Muja.

Muja tha se qytetarët do të përfitonin më shumë nga rritja e pagës minimale se sa nga Trusti.

“Qeveria ka propozuar disa iniciativa që janë propozu. Një prej atyre është rritja e pagës minimale. Nëse vërtetë dëshironi t’i ndihmoni ata që kanë rroga të vogla, atëherë do të ishte rritja e pagës minimale. Propozimet e tilla janë abuzim. Nuk ka të drejtë asnjë deputet që ta vjedhi të ardhmen dhe t’i tërhek kursimet e pleqërisë. Ato nuk janë opsionale, janë të detyrueshme”, tha Muja. /Telegra

Më Shumë

Ikja nga vetmia

Enver Sulaj Ti s'e ndien fluturimin e kohës së rëndomtë Që për mua është ikje e pakthyeshme Si plumbi drejt zemrës së trishtuar. Në asnjë pikturë nuk gjenden...

Ramadan Hoti humbi jetën në aksidentin e Krushës së Madhe

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në Krushë të Madhe, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet në magjistralen...

Lajmet e Fundit