Dorëzohet i kërkuari për të shtënat me kallash në lokalin e Prizrenit

I kërkuari nga Policia për të shtënat me kallash në një lokal në Prizren, E. R. tashmë është dorëzuar në polici.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se I dyshuari  është dorëzuar pasditen e sotme dhe aktualisht është duke intervistuar nga hetuesit policorë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga 11 maji, kur dyshohet se me armë automatike ka shtënë disa herë në një lokal në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

I dyshuari  është emër i njohur për organet e drejtësisë me një të kaluar kriminale të konfirmuar nga gjykata.

Mbi të rëndon dyshimi i bazuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar ose përdorim i armëve”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit