Totaj prezanton projektin për investitorët e huaj në Prizren

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të enjten anëtarët e “Royal College of Defence Studies” (Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes), të cilët çdo vit kryejnë turne trejavore në pjesë të ndryshme të botës.

Kryetari Totaj ka prezantuar para tyre projektin e detajuar dhe atraktiv për investitorët e huaj në Prizren dhe ka shpalosur prioritetet e komunës për muajt e ardhshëm.

Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes (RCDS) është institucion i njohur ndërkombëtarisht dhe pjesë e Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit