Klitschko mohon se ka thënë që ukrainasit do të çlirohen si shqiptarët prej Serbisë

Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, ka mohuar raportimet se ai ka thënë që ukrainasit do të çlirohen nga Rusia “sikur shqiptarët prej Serbisë”.

“Miq, disa media në internet, përfshirë ato ruse, kanë nisur të shpërndajnë ‘deklaratën’ time lidhur me Serbinë e Shqipërinë. S’e kam thënë atë. Para se të ritransmetojnë këtë informatë e të citojnë çka do, gazetarët duhet të verifikojnë me audio apo video ekskluzivitete të tilla”, ka shkruar Klitschko në Facebook duke mohuar deklaratën që u raportua se e ka dhënë për një medium shqiptar në Zvicër.

Pas raportimeve për deklaratën e Klitschkos, reagime pati edhe nga krerë serbë. Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, u shpreh se krahasimet s’janë të mira dhe se nëse Klitschko ka bërë diçka të tillë, “duhet t’i shkojë deri në fund

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Lajmet e Fundit