4.5 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Shkon COVID-19, vijnë rriqrat – rreth 267 raste të pickimit në Malishevë

E derisa rastet me COVID-19 kanë rënë, banorët e rajonit të Malishevës kanë një brengë tjetër, pickimin e rriqrave. Vetëm gjatë këtyre ditëve janë regjistruar 267 pickime nga rriqrat, po asnjë qytetarë nuk është infektuar.

Vapa që pa përfshirë ditët e fundit vendin tonë, ka shtuar një brengë për qytetarët e Malishevës. Atje janë regjistruar 267 qytetarë të pickuar nga rriqrat. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Dr.Shpëtim Robaj’ në këtë komunë.

Afrim Krasniqi drejtor i QKMF-së në Malishevë, tha për RTK se që nga fillimi i vitit në QKMF në Malishevë kanë kërkuar ndihmë 267 raste për pickim të rriqrave. “Shumica nga ta janë nga komuna e Malishevës, por kemi edhe nga komuna te tjera që kanë kërkuar ndihmë tek ne. Fatmiresisht nuk kemi asnjë rast që ka qenë i përkeqësuar. Fatkeqësisht trendi po vazhdon po në krahasim me vitin e kaluar kemi rënie të lehte ndoshta për shkak edhe të dezinsektimit dhe fushatave vetëdijësuese”, tha ai për RTK-në.

Pas më shumë se dy vitesh Kosova pa asnjë rast infektimi me COVID-19, Kurti: Rezultat i dukshëm i menaxhimit të vaksinimit

Kurse drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, bëri të ditur veprimet komunale për këtë çështje.

“Komuna e Malishevës ka ndarë pasur prioritet këtë çështje ku kemi ndare 60 mije euro për dezisektim selektiv të zonave endemike. Tash është në procedure të prokurorimit publik dhe është një ankesë dhe presim që shumë shpejtë të zgjidhet dhe të fillojmë”, tha Hajdin Berisha- drejtor për shëndetësi, Malishevë

Lidhur me këtë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dite më parë ka njoftuar se në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes ku me ç’rast ka kërkuar kujdes nga qytetarët duke dhënë edhe rekomandime se si të mbrohen.

Më Shumë

Vjedhje e rëndë në Prizren, një personit i grabiten para të gatshme e stoli ari nga vetura, policia heton rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Prizren, ku një personit i janë vjedhur para...

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën ”Ibrahim Rugova”. Sipas pamjeve të siguruara nga televizioni plus në aksident janë përfshirë...

Lajmet e Fundit