11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Haxhi Avdyli tregon nëse do ta votojë Trustin

Të enjten e ardhshme pritet që të mblidhet Kuvendi i Kosovës për të diskutuar për Projektligjin për Trustin.

Ndonëse grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, janë deklaruar kundër volitim të projektligjit për Trustin i cili iu mundëson qytetarëve që t’i tërheqin 30 % të mjeteve të tyre pensionale, deputetë e Listës “Guxo” të cilët janë në bashkëqeverisje me Lëvizjes Vetëvendosje, ende nuk kanë qëndrim për ta votuar apo jo projektligjin për Trustin.

Deputeti i Listës “Guxo”, Burim Meta, në një prononcim për FrontOnline, tha se ende nuk kanë vendosur për këtë çështje dhe se për këtë do të diskutojnë në parti.

“Nuk kemi vendos për këtë çështje të tillë, nuk kemi vendim të shumicës ende, na jepni edhe pak kohë, nuk mundem me të dhënë prononcim të saktë për këtë çështje, do të mblidhmi për të diskutuar”, tha shkurt Meta.

Ndërsa, deputeti tjetër i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, i pyetur se a do të votoj pro apo kundër tërheqjes së trustit tha se kjo do të kuptohet në seancës ku do të diskutohet për këtë çështje.

“Kjo do të kuptohet në seancë”, tha shkurt Avdyli.

Lista “Guxo” në Kuvendin e Kosovës ka katër deputet.

Më Shumë

Pamje nga aksidenti në Suharekë, dy personat e ndjerë shihen të mbuluar në rrugë (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga aksidenti i rëndë që u regjistrua pasditen e kësaj të diele (sot), në Shirokë të Suharekës, ku humbën jetën 2...

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në...

Lajmet e Fundit