“Në Dhërmi çmimet më lart se në Maldive”, ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Shqipëria nuk është gati

Pak ditë më parë Tirana u mbush me të huaj, të cilët ishin tifozë të dy skuadrave, Romës dhe Feynoord. Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell” u diskutua tema “Shqipëria turistike, a jemi gati?”.

Sipas ish-konkurrentes së “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, Shqipëria nuk është gati që të presë kaq shumë njerëz.

“Para dy-tre vitesh, tjetri nga Saranda iu hodh spanjollëve ne makinë. Video u bë virale. Kur erdhën holandezët, çmimet u rriten, abuzuan, se ne me 1000 e ca euro shkojmë 7 ditë jashtë”, tha Shqipja.

Kjo e fundit u shpreh se nuk pa lokale apo restorante plot, por tifozë që ku e ku të gjuanin policët.

“Ne nuk kemi siguri. Policia e shtetit tonë të ishte pak më kalma, e ato u duken si frikacakë”, shtoi Hysenaj.
Më pas ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se “të shkosh në Dhërmi çmimet janë më lart se në Maldive”.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit