Zyrtare: Pogba largohet nga Manchester United

Manchester United ka njoftuar zyrtarisht se mesfushori francez, Paul Pogba, nuk do të jetë më pjesë e tyre për sezonin e ardhshëm.

Francezi largohet pas gjashtë vitesh nga United, pasi përfundon kontratën në “Old Trafford” më 30 qershor.

(Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“Një herë i kuq, gjithmon i kuq. Falëminderit për shërbimin Paul Pogba”, shkruan United në mediat sociale.

 

29-vjeçari u transferua te United në vitin 2016, pasi ata paguan shumën rekord prej 105 milionë euro te Juventus-i.

Këta të fundit e kishin transferuar me parametra zero nga akademia e “Djajve të Kuq” në 2012. Dhe siç duket, Juventus-i do të jetë përsëri rruga që do të ndjekë mesfushori.

Pogba numëron në total 233 paraqitje me fanellën e United në të gjitha garat. 39 gola dhe 51 asiste mbajnë emrin e tij.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit