Arrestimi i Zafir Berishës/ Policia përdori sprej

Ish-zv/ministri i Brendshëm, Zafir Berisha, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet se i ka penguar disa zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e shqiptimit të një tikete për parking ilegal.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë, Berisha dyshohet se iu është vërsulur një zyrtarit policor, duke tentuar ta godas, pasi i njëjti e ka dënuar për parkim.

Për ta venën nën kontroll ish-zëvendës ministrin, Policia është detyruar të përdor sprej, që i njëjti të zmbrapset dhe të evitohen veprimet e dhunshme.

Berisha do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Ai ndodhet në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Më Shumë

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Lajmet e Fundit