4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Zafir Berisha flet për arrestimin, mohon se sulmoi policinë: Një polic më hodhi gaz lotsjellës

Ish- zëvendës ministër i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, është deklaruar pasi gjatë ditës së sotme u arrestua nga Policia e Kosovës.

Ai tha se ka rënë pre e një provokimi të propagandës që bëhet ndaj njerëzve të UÇK-së teksa mohoi se ka sulmuar zyrtarët policorë.

“Kjo është një gënjeshtër e pastër. Si zakonisht tashmë unë jam mësuar me pallavra të kësaj natyre. Natyrisht se unë kam ra pre e një provokimi të një viktime të propagandës që bëhet ndaj njerëzve të UÇK-së edhe as qe kam idenë çka ka ndodhë”, tha ai në T7.

Ky i fundit deklaroi se zyrtarët policorë i kishin vënë tiketë vetëm veturës së tij, teksa pretendon se në po të njëjtin vend kishe vetura të parkuara shumë më keq.

Tutje Berisha tha se Policia ndaj tij ka përdorur edhe gaz lotsjellës, raporton Paparaci.

“Normal unë e prita me ma shkrujt tiketën edhe e gjuajta nën makinë. Edhe faktikisht kjo ishte e gjitha gazi lotsjellës dhe kështu me radhë. Më pas u dasht me shku në Polici dhe ende jemi duke e sqaruar këtë çështje”, shtoi ai.

Berisha tha se nuk e ka idenë se pse është përdorur gazi lotsjellës ndaj tij.

“Unë nuk e kam idenë se pse është përdorë gazi lotsjellës. Për këtë jemi edhe me e sqaruar”, tha ish-zëvendës ministri.

I pyetur se a është hedhur gazi lotsjellës para apo pas konfrontimit me policinë, ky i fundit mohoi të ketë ndodhur ndonjë konfrontim.

“Jo more çfarë konfrontimi. Ku ka pasur konfrontim. Ai ka gjuajtur gaz prej dy-tre metra pse e gjuajta tiketën nën makinën time”, tha ai.

“Është disa herë edhe me gjasë i njëjti polic është duke me dënuar”, shtoi Berisha.

Zafir Berisha pretendon se e di se pse ka ndodhur sot arrestimi i tij.

“E pash që po më thirrin shumë media edhe shumë tituj të portaleve edhe tamam ju kanë dhënë ushqim për ato hienat e Facebook-ut me u shprazë. Edhe me gjasë unë po dyshoj se ndoshta ky ka qenë qëllimi i këtij provokimi sepse tashmë hienat e pushtetit kanë mbetur pa ushqim edhe duhet me i ushqy dyqysh”, shtoi ai.

Ndryshe, nga Policia e e Kosovës kanë deklaruar për Paparacin se Zafir Berisha dyshohet se ka sulmuar dhe ofenduar zyrtarët policorë.

“Një qytetar është shoqëruar në stacioni policor për shkak se i njëjti ka penguar dhe i ka sulmuar zyrtarët policor gjatë detyrës zyrtare. Të njëjtit kanë qenë duke u marrë me kundërvajtje në trafik dhe në kë rast qytetarit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje. I njëjti në shenjë pakënaqësie i ka ofenduar dhe i ka sulmuar zyrtarët policorë. ë njëjtin e kanë vënë nën kontroll dhe është shoqëruar në stacioni Policor në Prizren”, tha për Paparacin zëdhënësi i Policisë së Prizrenit Vesel Gashi

——-?–

U raportua se është arrestuar ish zëvendësministri Zafir Berisha, për pengim të personave zyrtarëve në kryerjen e detyrës.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, ka mohuar se ka penguar policinë në kryerjen e detyrës së tyre, derisa ka treguar se si ka ndodhur çdo gjë, ku policia i kishte vënë gjobë në veturë për parking dhe më pas polici i ka hedhur gaz lotsjellës.

“Nuk është e vërtetë se kam pengu ndonjë person zyrtar, por për disa ditë rresht dikush nga policia para Shoqatës së Veteranëve më vendosë tiketë dënimi për parking edhe pse dhjetëra makina tjera nëpër trotuar më keq se e imja e parkuar dhe nuk kishin tiketa dënimi! Tipin në fjalë nuk e njoh, por veprimet e tij më bëjnë të dyshoj se kanë qenë provokuse dhe me qëllim, për të cilin pres përmes organeve të drejtësisë të sqarojë, sepse si kam pas borxhe me ardh me më qit gaz pa kurrfarë arsye, gaz lotsjellës. Dyshoj në bazë të sjelljeve që ka bërë polici, mundet me qenë viktimë e trushpëlarjes se i është bërë nga sekti në pushtet me propagandën sllave kundër njerëzve të UÇK-së, pasi edhe rasti ndodhi para Shoqatës së Veteranëve dhe me gjasë zyrtari me mision dhe vetëdije edhe sjelli ashtu, për këtë tregon deklarata e tij për të cilat pres që kamerat e sigurisë aty pari kanë me sqaru çdo gjë”, ka thënë Berisha për Gazeta Blic.

Më Shumë

Lajmet e Fundit