Vetura e vjedhur në Bullgari, kapet në Vërmicë

Policia e Kosovës ka identifikuar një veturë të vjedhur, të tipit Land Rover në Pikën Kufitare në Vërmicë.

Sipas Policisë, vetura është me targa të Maqedonisë së Veriut dhe drejtohej nga B.S., 52-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Sipas kontrollave rezulton se vetura është vjedhur, në Bullgari në vitin 2021.

“Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë”, thuhet në komunikatë.

Rreth rastit është njoftuar prokurori kujdestar, i cili e ka iniciuar rastin penal.

 

Vetura është konfiskuar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet, në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Lajmet e Fundit