19.7 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Ankesa për konkursin e drejtorit të Spitalit të Prizrenit (VIDEO)

Kundërkandidatët e të zgjedhurës si drejtoreshë e spitalit të Prizrenit, Narqize Arënliu Hoxhaj, po ankohen se komisioni shkeli statutin e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës kur u bë kjo zgjedhje.

Sipas tyre, komisioni nuk e zbatoi paragrafin e dytë të nenit 18, të ligjit për shëndetësi i cili thotë se i zgjedhuri duhet të jetë i punësuar me orar të plotë të punës në njësi organizative.

Nga ShSKUK thonë se e zbatuan paragrafin e parë, duke hapur konkurs publik, që i bie se mund të aplikojnë edhe profesionistët shëndetësorë nga jashtë institucioni, njofton Klan Kosova.

“Ligjvënësi në momentin e hartimit të këtij Statuti, nëse ka pasë për qëllim përzgjedhjen e drejtorëve nga stafi i brendshëm i njësisë është dashtë që në pikën 1 të nenit 18 ta përcaktojë që ‘drejtorët zgjidhen në bazë të konkursit të brendshëm’”, thonë nga ShSKUK.

Kandidatja në këtë konkurs, Mubera Mustafa thotë se përgjigjet e saj në intervistën me gojë nuk i kuptoi komisioni, pasi nuk ishin të fushës por kishte vetëm klinicistë.

Por, sipas SHSKUK-së, kjo nuk qëndron, pasi thonë se komisioni ishte i përberë nga tre anëtarë me pozitave udhëheqëse në këtë institucion, një nga burimet njerëzore dhe një jurist me përvojë në përzgjedhje.

Nga ShSKUK gjithashtu thanë se kandidatet kanë të drejtë ankese në komisionin e këtij institucioni.

Më Shumë

Haxhiu për krimin në Prizren: Institucionet përgjegjëse janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë

Ministrja në dorëheqje e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për krimin që ndodhi në një familje turke që po qëndronte në Prizren tash e...

Xhamia e Sinan Pashës – Trashëgimia e pasur historike e Prizrenit

Xhamia e Sinan Pashës ndodhet në Zonën Historike të qytetit të Prizrenit. Është ndërtuar në vitin 1615 nga ana e Sofi Sinan Pashës – person...

Lajmet e Fundit