12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

“BREZA GRASH”, libri më i ri i poetes Adelina Xhaferi

Stina e pranverës sjell gjithmonë botime të reja letrare. Sot, më 11 qershor 2022 doli në dritë të botimit libri i dytë me poezi i poetes së re dhe magjistres së letërsisë nga qyteti i Gostivarit, Adelina Xhaferi, i titulluar me një titull mjaft tërheqës, “BREZA GRASH”, vepër në të cilën kjo poete, me një numër të konsiderueshëm të poezive lirike sjell një frymë të re.

Duke e vënë theksin kryesor te mënyra se si dashuron dhe si dashurohet vajza, gruaja në një shoqëri shqiptare, e lidhur rrënjësisht me kanunin dhe me çdo element që e simbolizon këtë gjë, ajo krijon vargje që janë pjesë e secilit prej nesh, vargje që janë të lidhura fort me të kaluarën tonë dhe me atë se si për frymën dashurore të grave perëndia duhej t’i pranonte lutjet e shumta.

Libri në fjalë, u përkrah nga Ministria e Kulturës e vendit tonë dhe u shtyp në shtypshkronjën “Syth” në qytetin e Tetovës.

Më poshtë po përcjellim një poezi nga ky libër, që bën bashkë tradicionalen dhe modernen e letërsisë sonë.

QE DASHURIA, IMZOT

M’the IMZOT se n’fillim qe fjala…
Sa guximshëm m’paske gënjyer n’mesha t’dielash!
E un’…
…gjiçelur…flok’shprishur…
e më keq se k’to
veç n’rendje fjal’sh e marrë paskam qen’…
IMZOT!
M’thuaj nga sot e tutje se qe DASHURIA!
Po! Dashuria…
Dhe n’kraharorin tënd me koh’ ka fjetur
siç qe n’mua dhe n’jetën e një t’treti
më shum’ se bekim jete.
…pastaj…
un’…ti…
e brezat e harruar t’grave gjëm’zeza
le t’jetojmë për të!
E para qe IMZOT.
Thuaji psalm mbi kokat tona!

 

Më Shumë

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Lajmet e Fundit