21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

OVL e UÇK-së shkojnë në takim me kryeministrin Kurti

(E plotësuar: Ora: 9:20) Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sapo kanë arritur në objektin e Qeverisë për tu takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas ftesës që ky i fundit u ka bërë dje.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi lidhur me pakënaqësitë e tyre për mos përfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale.

Përveç ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Kliniku ishte edhe Xhavit Jashari e të tjerë.

Veteranët e UÇK-së sot në takim me kryeministrin Kurti

Drejtues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, takohen sot me kryeministrin Albin Kurti.

Është ky i fundit ai që do t’i presë drejtuesit e tri organizatave të dala nga lufta.

Temë diskutimi është gjetja e një zgjidhjeje për projektligjin për pagën minimale, që është votuar në parim, dy ditë më parë nga Kuvendi.

Veteranët kundërshtojnë mospërfshirjen e këtyre kategorive në këtë projektligj.

Madje ata kanë protestuar dy herë brenda dhjetë ditësh.

E fundit ishte dje, kur me përkrahjen edhe të partive opozitare, PDK e AAK, ata arritën të bllokojnë edhe seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në takim, kryeministri Kurti do t’i presë veteranët, i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe disa zyrtarë të tjerë.

Takimi është parashikuar të mbahet në orën 9:00.RTK

Më Shumë

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit