Aksident në rrugën Prizren-Reçan, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prizren-Reçan.

Lajmi për Gazetën Express e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, i cili tha se në aksident janë përfshirë një kamion me targa nga Shqipëria dhe një furgon.

Aksidenti ka ndodhur kur një vozitësi i kamionit duke u munduar t’ i shmanget shembjes së gurëve kalon në anën e kundër dhe godet furgonin me targa vendore.

“Si pasojë e kësaj lëndim marrin dy udhëtarët dhe vozitësi. Ndihmë mjekësore e kanë kërkuar tre persona të cilët pas trajtimi janë lëshuar në shtëpi”, ka thënë Gashi.

 

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit