9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Lazio nuk e shet Muriqin për më pak se 12 milionë euro

Lazio po e mendon shitjen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi këtë verë, dhe jo huazimin apo të drejtën e riblerjes së tij. Nëse do të ketë një skuadër të interesuar për blerjen e sulmuesit shtatlartë, do të duhet të paguajë nga 11 deri në 12 milionë euro.

Strategjia e klubit është rrugë e detyrueshme për shkak të zhvillimit ekonomik të skuadrës. Nëse Muriqi 28-vjeçar nuk dëshiron të qëndrojë edhe një vit tjetër në Itali, “biancocelestët” do të humbnin përfitimet tatimore, të cilat do t’i kishin nëse sulmuesi do të qëndronte në Itali për dy vjet dhe do të detyrohej t’u paguante autoriteteve të taksave milionat e kursyera fillimisht dhe kjo shifër arrin deri në 3.5 milionë euro.

Për këtë arsye, drejtori sportiv Igli Tare nuk mund ta ulë çmimin për Muriqin, pasi për të Lazio kishte paguar 20 milionë euro në vitin 2020. Një ofertë e mirë mund të vijë nga Galatasaray, por për momentin nuk ka asgjë konkrete, ka shkruar të mërkurën “Tuttomercatoweb”.

Muriqi do të përfshihet në listën e trajnerit Maurizio Sarri për fazën përgatitore. Lazio fazën parasezonale e nis të martën e ardhshme.

Më Shumë

Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iraniane është konfiskuar

Çmimet globale të naftës u rritën të hënën në mëngjes në tregtinë aziatike, pasi Presidenti Donald Trump tha se ShBA-ja ka ndaluar dhe sekuestruar...

Totaj deklaron pasurinë, të hyra të larta nga qiraja dhe asnjë detyrim financiar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka dorëzuar deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2026 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas...

Lajmet e Fundit