5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Në 246 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së ShBA-së, Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij shijojnë plazhin në Malibu

Ditën e sotme (4 korrik) shënohet 246 vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

246 vite më parë është ratifikuar Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Kështu, Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij, Camila Morrone, kanë zgjedhur që këtë vit ta festojnë 4 korrikun në plazh.

Foto: Screenshot/Backgrid

47-vjeçari ishte parë teksa bisedonte me disa miq në një kuvertë në një vend në plazh të dielën pasdite në Malibu, Kaliforni.

Ndërsa Leo rrinte me miqtë, e dashura e tij Camila Morrone u pa duke shkuar për një shëtitje përgjatë plazhit me qentë e saj.

Bashkë me çiftin për fundjavën e pushimeve në plazh ishin miqtë e vjetër të Leos, Tobey Maguire dhe Lukas Haas.

Foto: Screenshot/Backgri

Në një intervistë të fundit, Austin Butler zbuloi këshillat që Leo i dha para se të fillonte punën për filmin “Elvis” me regjisorin Baz Luhrmann, me të cilin Leo punoi në “The Great Gatsby” dhe “Romeo + Juliet”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Lajmet e Fundit