-0.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Jared Leto në një lidhje të re dashurie me modelen ruse Daria Korchina

Jared Leto ka kaluar kohë në një dalje romantike me një grua të bukur misterioze në Itali kohët e fundit.

Dhe tani është zbuluar se shoqëruesja e tij femër është modelja 25-vjeçare, Daria Korchina.

50-vjeçar i grupit “30 Seconds To Mars” u pa krah për krah me mahnitësen ndërsa ishte në Portofino të mërkurën mbrëma (6 korrik).

Më herët gjatë ditës, të dy u panë duke notuar në brigjet e Sanfruttuoso di Camogli, shkruan DailyMail.

Daria është një modele ruse e re, e vila njihet edhe për paraqitjen e saj në revistën “Vogue”.

Ajo gjithashtu është shfaqur në pasarelë për disa javë të modës, duke përfshirë Chanel dhe Dolce & Gabbana.

Të mërkurën, dyshja dolën në rrugët e Portofino-s, ku shëtitën krah për krah ndërsa shoqëroheshin nga disa miq të tyre teksa shkuan në një restorant lokal.

Leto veshi një këmishë të verdhë të ndezur me kopsa ndërsa po dilte për darkë me miqtë e tij.

Aktori i “Blade Runner 2049” përshtati e sipërme të ndritshme me një palë pantallona të zi.

Frontmeni i “30 Seconds To Mars” i shtoi pak ngjyrë ekstra pamjes së tij me një shall të kaltër mbi supe dhe një palë sandale.

Daria veshi një fustan të shkurtër ngjyrë bezhë me sandale të zeza dhe mbante me vete një çantë të vogël të zezë Prada.

Roli më i fundit i Letos në një serial të madh televiziv ishte në serialin biografik “WeCrashed”, i cili u shfaq premierë marsin e kaluar.

Programi u fokusua në ngritjen dhe rënien e “WeWork”, një ‘startup’ që u themelua në vitin 2008.

Performuesi portretizoi bashkëthemeluesin Adam Neumann, ndërsa Anne Hathaway portretizoi gruan e tij, Rebekah.

Anëtarët e tjerë të kastit përfshinin Anthony Edëards, America Ferrera dhe OT Fagbenle. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i përmbyllës i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje

Në Prizren është mbajtur takimi i rregullt, përmbyllës për vitin 2025, i mekanizmit koordinues me akterët që merren me trajtimin e rasteve dhe veprave...

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Lajmet e Fundit