11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Quintero dhe Camarena – dy emra që ndryshuan rrjedhën e historisë së drogës në Meksikë

Emrat e Caro Quintero dhe Kiki Camarena sërish janë në qendër të vëmendjes së mediave botërore pasi trafikanti meksikan i drogës u ri-arrestua pasditen e së premtes.

Caro Quintero u akuzua për vrasjen e detektivit të DEA-s, Kiki Camarena ndërsa po kryente punën hetimore në Guadalajara, selia e organizatës kriminale të Quintero dhe Miguel Angel Felix Gallardo, ish-udhëheqës dhe krijues i të ashtuquajturës ‘Federata e Drogës’.

Sipas versionit të DEA-s, Kiki Camarena arriti të depërtonte në Kartelin e Guadalajara në vitet 1980, transmeton Telegrafi.

Përmes hetimeve, ai ndihmoi që në vitin 1984 të kapet nëntëmijë ton marihuanë në fermën El Bufalo, që ndodhet në zonën “Trekëndëshi i Artë”, pronë e Caro Quintero, nga ku karteli prodhonte marihuanë në vlerë të tetë miliardë dollarëve, raporton marca.

Ky sekuestrim u konsiderua si një nga më të mëdhenjtë e bërë nga DEA në historinë e saj në atë kohë dhe ishte një goditje e madhe për trafikun e drogës.

Sipas DEA-s, Caro Quintero urdhëroi rrëmbimin e Kiki Camarenas në vitin 1985 prej duarve të policëve së korruptuar të atashuar pranë Drejtorisë Federale të Sigurisë, aparatit të atëhershëm të inteligjencës meksikane.

Camarena u dërgua në një shtëpi të vendosur në “881 Lope de Vega”, në lagjen Jardines del Bosque në Guadalajara, ku u torturua. Shtëpia ishte në pronësi të Rene Zuno Arce, kunati i ish-presidentit meksikan, Luis Echeverria Alvarez.

Trupi i Camarenas, me shenja të dukshme torture, u gjet pothuajse një muaj më vonë në një zonë rurale të Guadalajara.

Sipas Agjencisë amerikane kundër Drogës, Kiki Camarena pësoi tortura të rënda, ku kafka i ishte shpuar, megjithëse ishte mbajtur gjallë për të zgjatur agoninë nga një mjek i lidhur me trafikantët e drogës.

Pas gjetjes së trupit të agjentit të DEA-s, Kiki Camarena, SHBA zbatoi “Operacionin Legjenda” për të ndjekur rrëmbyesit, torturuesit dhe vrasësit.

Caro Quintero ishte i pari që u kap në Kosta Rika. Pas përfundimit të gjykimit, ai i kaloi 28 vjet të jetës prapa grilave në burgun e Guadalajaras.

Felix Gallardo, udhëheqësi i Kartelit Guadalajara në ato vite, u arrestua më pas, megjithëse asnjëri nuk u ekstradua në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2013, Caro Quintero u lirua pasi Gjykata e Parë Kolegjiale për Çështjet Penale të Qarkut të Tretë në Jalisco vendosi që trafikanti i drogës nuk duhej të ishte gjykuar nën juridiksionin federal për vrasjen e Kiki Camarena.

Si përgjigje, Shtetet e Bashkuara e quajtën Caro Quintero një të arratisur nga drejtësia dhe vendosën një shpërblim prej 20 milionë dollarësh për këdo që jepte informacion që do të ndihmonte në kapjen e tij.

Sidoqoftë, deri në vitin 2015, qeveria meksikane e shpalli përsëri Caro Quintero fajtor për vrasjen e Kiki Camarena dhe krime të tjera, kështu që ai mbeti i arratisur nga drejtësia deri në arrestimin e ditës së djeshme. /Telegrafi/

Më Shumë

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Lajmet e Fundit