10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ricky Martin akuzohet për incest nga nipi i tij, rrezikon deri në 50 vjet burg

Ricky Martin është akuzuar për incest nga nipi i tij 21-vjeçar dhe mund të përballet me deri në 50 vjet burg nëse shpallet fajtor.

Këngëtarit iu dha me një urdhër ndalimi që rrjedh nga një incident i dhunës në familje në Puerto Rico në fillim të këtij muaji, megjithatë identiteti i viktimës ishte fshehur.

Martin akuzohet se ka “ushtruar sulme fizike dhe psikologjike” ndaj Sanchez gjatë lidhjes së tyre shtatëmujore, e cila përfundoi rreth dy muaj më parë.

Një përfaqësues i babait të martuar të katër fëmijëve, 50 vjeç, i quajti më parë akuzat e abuzimit ‘plotësisht të rreme dhe të fabrikuara’ në një deklaratë të dhënë për ‘People‘ në fillim të këtij muaji.

Ylli, i cili u pa në Los Angeles të premten (14 korrik) në xhirimet e mini-serialit të tij të ri AppleTV+, do të dal në gjykatë më 21 korrik për gjykimin e tij.

Akuzuesi i Martinit, që besohet të jetë Sanchez, paraqiti një urdhër ndalimi kundër këngëtarit më 1 korrik sipas ligjit të Puerto Ricos për dhunën në familje.

Urdhri e ndalonte Martinin të kontaktonte ose të telefononte kërkuesin, i cili dyshohet se ‘kishte frikë për sigurinë e tij’.

Sipas urdhrit – i cili u rishikua nga El Vocero, një gazetë portorikane – Martin dhe Sanchez u ndanë dy muaj më parë pas lidhjes për shtatë muaj.

Sanchez pretendoi se Martin nuk e pranoi ndarjen dhe është parë duke ecur pranë shtëpisë së tij në të paktën tre raste, sipas urdhrit të rishikuar nga El Vocero, një gazetë portorikane.

Ai gjithashtu pretendoi se Martin kishte “konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe droge”.

Avokatët e këngëtarit i kanë mohuar akuzat dhe po përgatisin mbrojtjen e tyre kundër Sanchezit, i cili thuhet se u denoncua së fundmi nga një grua pasi dyshohet se ai e ngacmoi dhe ‘kërcënoi t’i shkatërronte jetën’.

Ekipi ligjor i Martin tha për ‘DailyMail.com’ se akuzuesi “po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor” dhe hodhi poshtë plotësisht akuzat “e neveritshme”.

“Ricky Martin, natyrisht, nuk ka qenë dhe nuk do të ishte kurrë i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale apo romantike me nipin e tij”, tha avokati Martin Singer.

“Ideja jo vetëm që është e pavërtetë, por edhe e neveritshme. Ne të gjithë shpresojmë që ky njeri të marrë ndihmën për të cilën ka nevojë kaq urgjente. Por, mbi të gjitha, ne presim që ky rast i tmerrshëm të pushohet sapo një gjykatës të shikojë faktet”, tha tutje ai.

Eric Martin i bëri jehonë pretendimit të avokatit, duke thënë për The Latin Post se nipi i tij vuan nga ‘probleme mendore’ dhe ai është ‘shumë i sigurt se i afërmi i tij nuk po thoshte të vërtetën’.

Një përfaqësues i Martin konfirmoi gjithashtu se akuzuesi i tij është një i afërm biologjik, duke kundërshtuar raportet fillestare se nipi ishte fëmija i një vëllai ose motre.

Urdhri mbrojtës u nënshkrua më 1 korrik, pasi autoritetet vizituan lagjen e Martinit në qytetin bregdetar verior të Dorados për t’i shërbyer atij, tha më parë zëdhënësi i policisë Axel Valencia për ‘Associated Press’.

Valencia vuri në dukje se personi që paraqiti urdhrin e ndalimit nuk kontaktoi policinë, e cila do të kishte përfshirë prokurorët që të përcaktonin nëse kishte prova të mjaftueshme për të ngritur akuza. Përkundrazi, kërkesa shkoi drejtpërdrejt në gjykatë.

Ligji i Porto Ricos i merr shumë seriozisht akuzat për incest. Nëse romanca e supozuar mes Martin dhe Sanchez konfirmohet, këngëtari mund të përballet me deri në 50 vjet burg për akuzat e incestit.

“Urdhri i mbrojtjes i dhënë ndaj meje bazohet në akuza krejtësisht të rreme, ndaj do të përgjigjem përmes procesit gjyqësor me faktet dhe dinjitetin që më karakterizon. Për shkak se është një çështje ligjore në vazhdim, nuk mund të bëj deklarata të detajuara në këtë moment. Unë jam mirënjohës për mesazhet e panumërta të solidaritetit dhe i marr me gjithë zemër”, tha ylli i muzikës në një postim nè Twitter lidhur me akuzat.

Martin është i martuar me piktorin suedez me origjinë siriane, Jwan Yosef, që nga viti 2017, çifti ka katër fëmijë nga nëna surrogate. /Telegrafi/

Më Shumë

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit