8.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Tentim vrasje në Prizren

Mëngjesi i sotëm e gjeti të trazuar një familje në Prizren.

Kjo pasi rreth orës 05:00 të mëngjesit, dy persona që kanë lidhje familjare patën një zënkë të rëndë e cila për pak sa nuk përfundoi me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Me armë zjarri, një person ka plagosur një familjare të tij më të re në moshë.

Bëhet fjalë për një 31-vjeçar i cili ka plagosur me armë zjarri një 25-vjeçare, e cila po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Burime të Sinjalit brenda këtij Spitali, kanë treguar se 25-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetë, derisa Policia nuk ka arritur të arrestojë ende të dyshuarin.

Sipas informacioneve i dyshuari është larguar nga shtëpia dhe Policia nuk ka arritur ta kapë ende.

Burime brenda Spitalit thonë se 31-vjeçari dhe viktima 25-vjeçare janë të së njëjtës familje.

Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve, seria shkon në ndeshjen e pestë në Prizren

Bashkimi është mposhtur nga Bora me rezultat 104:99 pas vazhdimeve, duke bërë që seria gjysmëfinale të barazohet dhe të vendoset në ndeshjen e pestë. Në një...

Aksion i FPSRK-së në rajonin e Prizrenit, hapen tri kallëzime penale për peshkim ilegal

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksione në terren në disa zona të rajonit të Prizrenit, me qëllim luftimin...

Lajmet e Fundit