Çfarë i premtoi mbreti Zog Fan Nolit që të kthehej në Shqipëri

L’Express de Mulhouse” ka botuar, të shtunën e 2 prillit 1938, në faqen 3, një shkrim në lidhje me qëllimin kryesor të udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Londër, 1 prill. – Mësojmë se qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë nuk ishte vetëm dëshira për të studiuar jetën në Shtetet e Bashkuara apo për të bërë disa blerje, por për të gjetur mënyrën se si të lehtësohej pajtimi i mbretit të Shqipërisë me peshkopin Fan Stilian Noli, i cili ishte kreu i Kishës së Krishterë në Shqipëri dhe Kryeministër para kryengritjes së mbretit të ri, i cili detyroi prelatin të largohej dhe të nisej në Amerikë ku ai u bë shpejt udhëheqësi i të krishterëve shqiptarë që janë mjaft të shumtë në zonën e Bostonit.

Peshkopi Fan Stilian Noli, i diplomuar në Universitetin e Harvardit, i cili ka studiuar në Londër dhe Paris, është një njeri i shquar, me të cilin mbreti Zog synon të bashkëpunojë.

Duhet të besojmë se diplomacia e tri princeshave ka qenë e efektshme, sepse tashmë është njoftuar se prelati synon të kthehet në vendin e tij, ku ai do të marrë drejtimin e universitetit të ri të Tiranës, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër.”

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit