Sot vapë në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, në orët e mesditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-38 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangia e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë 10-17.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Të dielën parashihet rënie e lehtë e temperaturave maksimale pasi ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh. /

Më Shumë

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Lajmet e Fundit