E ngacmoi duke i shkruar mesazhe në rrjetet sociale, arrestohet prizrenasi

Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti kishte shqetësuar femrën kosovare duke i shkruar mesazhe në rrjetet sociale.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 22 korrik 2022, derisa i dyshuari është arrestuar dje.

“Më datë 23.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se në vazhdimësi e kishte shqetësuar viktimën femër kosovare, duke i shkruar mesazhe nga adresa të ndryshme në rrjete sociale.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit