21.6 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

“Populli partizan” që kërkonte arrestimin e dramaturgut Et’hem Haxhiademi

Nga: Kastriot Dervishi

Shkrimtari dhe nëpunësi i lartë civil, Et’hem Haxhiademi (1902-1965), para se të arrestohej jetonte në Elbasan. Ndaj tij vinin vazhdimisht spiunllëqe, si letra anonime apo edhe të shkruara nga pseudonime. Në një letër që informatori “E vërteta” bënte për “shokun komandant”, thuhej:

“Pothuajse gjithë popullit partizan u vjen keq dhe më hidhërohet kur sheh se i quajturi Et’hem Haxhiademi nga Elbasani, shëtit lirisht në pjacë. Ky bukurosh është i vetmi organizator i komitetit të Ballit të fëlliqur dhe krahu i djathtë i Mit’hat Frashërit i cili, kur kapitulloi Italia, doli përjashta për të formuar kabinetin e të ktheheshin në Tiranë ministra; por pasi nuk ia arritën këtij qëllimi, më në fund, ky bukurosh, u pranua përsëri në detyrën që kishte më parë, duke marrë dhe të 4-5 rrogat që ndenji pa punë. Me një fjalë, Et’hemi është ai që ka luftuar e lufton nacionalçlirimtaren. E pra, duke qenë kështu, pra më të drejtë popullit duhet t’i vijë keq. Hetoni se burimet e marrin vesh të drejtën, gjë të cilën nuk mund t’i mohojë edhe vetë organizatori i Ballit si dhe fjalimet e bisedimet që janë bërë në shtëpinë e tij dhe në prani në Mit’hat Frashërit” (botohet me korrektim letrar).

Kësisoj, Haxhiademi i arsimuar në Berlin e në Vjenë, u arrestua më 7 janar 1947. U akuzua se gjoja ishte pjesëtar i një organizate të fshehtë. Fillimisht u dënua me pushkatim, por më pas iu kthye me burgim të përjetshëm. Vdiq në Burgun e Burrelit gjatë vuajtjes së dënimit.

Më Shumë

Mungesa e ujit në varrezat e Prizrenit, reagim me një aksion simbolik nga YTHP

Kuvendari i Prizrenit, Ertan Simitçi njëherësh kryetar i YTHP-së ka ngritur sërish shqetësimin për mungesën e furnizimit me ujë në varrezat e qytetit të...

Sot besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban-Bajramin

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot ditën e parë të Kurban-Bajramit. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës mbahet në “Xhaminë e Madhe” në...

Lajmet e Fundit