Tridhjetë nxënës indianë u vaksinuan me një shiringë kundër coronavirusit

Një zyrtar shëndetësor po hetohet për vaksinimin e 30 nxënës me një shiringë të vetme në shtetin qendror të Indisë, Madhya Pradesh.

Ngjarja ndodhi në një shkollë në distriktin Sagar ku fëmijëve u jepeshin vaksinat kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë mandaton një protokoll “një gjilpërë, një shiringë, vetëm një herë” për vaksinat coronavirusi.

India ka administruar mbi 2.03 miliardë vaksina deri më tani, raporton bbc.

Shiringat njëpërdorimshme përdoren gjerësisht në Indi për të shmangur përhapjen e sëmundjeve vdekjeprurëse si HIV.

 

Megjithatë, ka pasur incidente të shumta në të kaluarën ku një shiringë e vetme është ripërdorur në spitale për shkak të mungesës së pajisjeve.

Prindërit që kishin shoqëruar fëmijët e tyre e vunë re këtë çështje dhe e raportuan tek autoritetet e shkollës.

India është vendi i dytë pas Kinës që ka kaluar kufirin e dy miliardë vaksinave kundër virusit.

Sipas ministrisë së shëndetësisë të Indisë, 98 për qind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 90 për qind janë vaksinuar plotësisht.

Të mërkurën, vendi raportoi 18,313 raste ditore për 24 orët e fundit dhe 57 vdekje të lidhura me coronavirusin. /Telegrafi/

Më Shumë

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit