12.4 C
Prizren
E diel, 26 Tetor, 2025

Tifozët e Fenerbahce-s kënduan Putinin, pritet dënim i madh për klubin turk

Tifozët e klubit turk, Fenerbahce, bënë një gjest të turpshëm në ndeshjen e mbrëmshme që skuadra e tyre u eliminua nga Liga e Kampionëve përballë ukrainasve të Dinamo Kievit.

Ata kënduan dhe brohoritën emrin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në momentin kur skuadra e tyre ishte duke humbur nga ukrainasit.

I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për të kënduar emrin e Putinit në momentin që Dinamo shënoi gol ndaj Fenerbahce-s.

 

 

 

Pas këtij gjesti të shëmtuar të tifozëve, pritet që ekipi turk ta marrë një dënim të majmë nga UEFA.

Këtë e paralajmëroi edhe gazetari turk, Ahmet Çakar, i cili tha se klubi i Fenerbahce-s do ta pësojë keq nga UEFA.

“Bordi Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh me telekonferencë me kodin e urgjencës. Ata u takuan me vëzhguesin dhe përfaqësuesin e ndeshjes. Brohoritja e Putinit do të shkaktojë telashe të mëdha, pritet një dënim i madh për klubin turk”, tha Çakar.

Sa i përket takimit, Fenerbahce u eliminua nga Dinamo, pasi që ndeshja në Stamboll përfundoi me rezultat 1:2 (pas kohës shtesë) në favor të ukrainasve, derisa takimi i parë kishte përfunduar 0:0.

Kujtojmë që pas nisjes së luftës në Ukrainë nga Rusia në shkurt të këtij viti, UEFA ka përjashtuar të gjitha ekipet e Rusisë dhe kombëtaren ruse nga garat e saj.

Gjithashtu Rusia dhe sportistët rusë janë përjashtuar nga të gjitha sportet.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Fatmir Limaj takon ekipin e NISMA-s në Prizren: Fokus në idetë e reja

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, këtë fundjavë, zhvilloi një takim miqësor me ekipin e partisë në Prizren. Takimi u mbajt në një ambient të...

Albin Kurti nuk i ka votat, dështon formimi i Qeverisë

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë sot Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Votimi i kryer në mënyrë elektronike, nuk ka...

Lajmet e Fundit