Zelensky: Çdo pushtues që torturon dhe vret ukrainasit, do të ndëshkohet

Sulmi në burgun ku mbaheshin të burgosurit ishte një vrasje masive e paramenduar e të burgosurve ukrainas të luftës, njoftoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Janë vrarë të paktën 53 të burgosur që kishte mbrojtur me javë të tëra fabrikën e çelikut në Azovstal.

“Më shumë se pesëdhjetë të vdekur… Çdo pushtues që keqtrajton ukrainasit, që torturon dhe vret, duhet ta dijë se do të dënohet për këtë. Nëse ndonjë nga vrasësit rusë shpreson se nuk do të dalë para drejtësisë, do të fshihet diku. , le ta dinë: do të përgjigjet në çdo rast. Gjeografia, koha, kufijtë dhe muret nuk do ta ndalin hakmarrjen e drejtë”, tha ai.

“Rusia ka dëshmuar me sulme të shumta terroriste se është burimi më i madh i terrorizmit në botën e sotme. Ky është një fakt”, tha deklaroi i pari i shtetit ukrainas.

Në rrjete sociale tashmë janë publikuar pamje teksa shihen disa trupa të djegura dhe dëme të shumta materiale.

Ndryshe, OKB dhe Kryqi i Kuq pritet të hetojnë rastin e vrasjes së të burgosurve që mbaheshin nga separatistët pro-rus në Donbas. /

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Lajmet e Fundit