16.3 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Maluma dhe partnerja e tij Susana Gomez fotografohen në jahtin luksoz gjatë pushimeve në Spanjë

Këngëtari latin me famë botërore krahas karrierës është mjaft i përfolur edhe jetën e tij private.

Prej muajsh, ylli kolumbian është parë disa here në shoqëri të Susana Gomez, që ka bërë të aludohet një lidhje dashurie mes tyre.

Këngëtari 28-vjeçar dhe Gomez u hodhën në kuvertën e një jahti pasi shkuan për të notuar në det të enjten pasdite (28 korrik) në Formentera të Spanjës.

Në fotot e çiftit, Maluma tregoi tatuazhet e tij pa këmishë dhe një kostum banje me vija shumëngjyrëshe, ndërsa Susana tregoi linjat në një palë bikini me ngjyrë të zezë.

Pas notit, çifti shkrepën disa foto të njëri-tjetrit teksa ishin ulur në jaht dhe shijonin ditë me diell.

Maluma dhe Susana megjithatë mundohen ta mbajnë sa më shumë larg vëmendjes lidhjen e tyre.

Një nga herët e fundit që ata janë fotografuar së bashku ka qenë në janar 2022 teksa ishin me pushime në Greqi.

Në anën tjetër, krijuesi i hitit “Hawai” sapo ka përfunduar turneun evropian “Papi Juancho”.

“Faleminderit pafund njerëzit e im, ne vazhdojmë të shkruajmë histori dhe mbi të gjitha duke ëndërruar për atë që do të vijë, ky është vetëm fillimi”, ka shkruar Maluma në një postim falënderues pas përfundimit të turneut. /Telegrafi/

Më Shumë

Nga kjo e diele do të flemë një orë më shumë, po kalojmë në orën e dimrit

Ora e dimrit në pjesën më të madhe të Evropës fillon natën midis të shtunës dhe të dielës, më 25 dhe 26 tetor 2025. Ora...

United Basketball fiton bindshëm ndaj Junior 06

United Basketball ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Junior 06 me rezultat 87:73 (30:16, 25:20, 18:18, 14:19), në kuadër të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress. Skuadra...

Lajmet e Fundit