Vdes një femër në Prizren, pasi u godit nga një kamion

Një femër ka ndërruar jetë në fshatin Manasterica, të Prizrenit pas goditjes nga një kamion.

Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe këmbësores viktimës femër kosovare. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka është dërguar në trajtim mjekësor ku dhe më pas është njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit