8 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

City hedh poshtë pretendimet se ka arritur marrëveshje me Barcelona-n për Silva-n

Bernardo Silva po kërkon të largohet nga Manchester City këtë verë. Portugezi synon të ndryshojë ambient dhe Barcelona është destinacioni i preferuar.

Sipas mediave britanike, City ka pranuar ofertën e Barcelona-s prej 46 milionë paund. Por, klubi e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

“Qytetarët” kërkojnë 80 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin edhe pse Pep Guardiola tha publikisht se dëshironte ta mbante gjatë Silva-n.

Një lëvizje e Silva-s drejt “Camp Nou” për shifrën që kërkon City duket e pamundur momentalisht, pas vështirësive ekonomike që ata kanë.

27-vjeçari ka dhe dy vite kontratë me City-n. Këta të fundit shpenzuan 50 milionë euro për ta transferuar nga Monaco në 2017.

Gjatë kohës së tij në “Eihad”, Silva numëron 251 paraqitje, 48 gola dhe 51 asistime.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Spitali i Prizrenit forcon bashkëpunimin me strukturat komunale

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, pritën përfaqësues të strukturave komunale...

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Lajmet e Fundit