Prizren: Rikthehet festivali për fëmijë “Fluturat”

Që nga viti 2001 në Prizren organizohej festivali i këngëve për fëmijë “Fluturat”.
Festivali u organizua deri në vitin 2017.

Nëpër këtë festival parakaluan fëmijë të talentuar, të cilët u bënë emra në muzikën shqiptare.

Sivjet rikthehet ky festival pasi Kuvendi Komunal i Prizrenit ia ka dhënë Shoqatës Joqeveritare “I-Helix”.

“Festivali mori jehonën e një festivali mbarëkombëtarë dhe joshte edhe fëmijë nga e gjithë gjeografia shqiptare. Nëpër vite e bëri festivalin të jehonë anë e kënd trojeve shqiptare dhe e fitoi respektin të gjithë artdashësve për vlerat me të cilat përfaqësohej”, tha Bukurie Krasniqi, drejtoreshë e OJQ “I – Helix”.

Para katër vitesh festivali u ndërpre. Pa ndonjë arsyetim, pa ndonjë vendim, në heshtje e ndalën Festivalin për fëmijë “Fluturat”. Jonatyrshëm fëmijëve iu mohua e drejta që ta kenë Festivalin e tyre.

“Kryetari aktual Shaqir Totaj premtoi se do ta rikthejë festivalin “Flutuarat”, dhe e mbajti fjalën”, thaKrasniqi.

Festivali këtë vit rikthehet në skenë.

Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit ka vendosur ta rikthej festivalin e fëmijëve dhe ia ka besuar Shoqatës Joqeveritare “I -Helix”, e cila i ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të Festivalit “Fluturat” i cili kët vit do të mbahet në muajin shtator.

“I – Helix” këto ditë do ta bëjë shpalljen e konkursit për këngë, të cilat do të marrin pjesë në Festivalin e sivjemë. Juria profesionale do të bëjë përzgjedhjen e 18 këngëve konkuruese nga të cilat në mbrëmjen në të cilën do të mbahet Fetsivali do të shpapllen më të mirët” tha Bukurie Krasniqi.

Festivali I këngës për fëmijë “Fluturat” po i kthehet Prizrenit.

Më Shumë

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti, Xhavit Ukaj publikon rezultatet nga bastioni i partisë në Piranë të Prizrenit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik...

Lajmet e Fundit