‘Është mënyrë jetese’, Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

Duda Balje, deputete e kuvendit të Kosovës e cilësoi të padrejtë urdhrin administrativ që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë.

Balja tha se për vajzat myslimane shamia është një mënyrë jetese, është diçka e natyrshme nga e cila nuk duhet të privohen.

“Feja në islam nuk bëhet me dhunë dhe presion, për ta është diçka normale. Ata nuk dinë të jetojnë pa shami, në fund të ditës ne kemi një fëmije që në shtëpi jeton me shami dhe ne i themi nëse do të edukohesh, duhet të heqësh shaminë”, tha Balje për Euronews Albania.

Bashkësia Islame e Kosovës, institucione të saj dhe besimtarë myslimanë kanë kërkuar shfuqizimin e urdhrit administrativ që i mohon të drejtën e shkollimit nxënësve që mbajnë shami.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Lajmet e Fundit