Shënohet përvjetori i 69-të i Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren

biblioteka Me një manifestim kulturorështë shënuar 69-të vjetori i funksionimit të Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren.Pjesë e këtij manifestimi ishin anëtarë të bibliotekës,krijues të shumtë letrarë nga Prizreni,Suhareka e Dragashi.
Në përvjetorin e 69-të të Bibliotekës,foli drejtoresha e këtij institucioni,Sahadete Sadikaj-Kukaj. Ajo tha se gjatë këtij viti që po e lëm pas kemi pasur aktivitete të bujshme.

“Ende ka mundësi që ne si bibliotekë të funksionojmë edhe më mirë”.
Në këtë manifestim është promovuar edhe libri “Ku sofra e Kuvendit rri shtruar” ku janë përmbledhur dhjetëra poezi nga krijues të ndryshëm letrar që janë bashkëpunëtorë të Bibliotekës.

Me këtë rast,Ilam Berisha,në emër të autorëve të këtij botimi tha se në këtë libër janë prezantuar mendimet artistike dhe emotive të krijuesve letrar nga Prizreni,Suhareka e Dragashi.

Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe drejtuesit e Qendrës Kulturore “Arbnori” nga Tirana,të cilët thanë se Prizreni dhe Tirana janë dhe do të mbeten promotorët e kulturës shqiptare në Botë,transmeton TV Prizreni.

Në kuadër të këtij manifestimi është hapur ekspozita e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës nga Tirana,si dhe ekspozita e librave që janë dhuruar për nevoja të Bibliotekës gjatë vitit 2013.Gjithashtu për nder të 69-të vjetorit të themelimit të këtij institucioni është shfaqur edhe një program i pasur artistik me recitale nga anëtarët e Bibliotekës si dhe valle popullore nga nxënësit e shkollës “Lorenc Antoni’ nga Prizreni.

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit