Hasi, vendi me numrin më të lartë të emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar

Daily Mail i ka kushtuar një reportazh, qytetit të Hasit, ose siç njihet ndryshe “Anglisë së vogël”.

Vendit të cilit Mbretëria e Bashkuar, i ka marrë gjithë rininë, thuhet në një nga fjalitë.

Mungesa e punësimit dhe kushtet  e vështira të jetesës, janë disa nga arsyet që i çojnë të rinjtë shqiptar drejt Anglisë.

Çmimet për të shkuar drejt Anglisë janë me kamion 25-27 mijë paund dhe me gomone 3-6 mijë paund, por vitet e fundit është futur në modë dhe të shkuarit me jahte luksoze, me çmime që variojnë nga 17 mijë paund e lart.

Kushdo që shkon has vështirësi në bërjen e letrave. Disa detyrohen të martohen me të huaja, për të kryer këtë procedurë. Për vitin 2021, në Angli nënat shqiptare hynë në dhjetëshen që kanë lindur 3260 fëmijë. Kjo i ka ndihmuar për të marrë letrat brenda 5 viteve.

Nga marsi i vitit 2021 kanë aplikuar për azil 3 mijë shqiptarë ndërsa për vitin 2022, janë 5 mijë kërkesa.

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Lajmet e Fundit