Bremer i ngazëllyer me debutimin tek Juve

Gleison Bremer ka debutuar me fitore te Juventusi.

Bremer gjatë kësaj verë iu bashkua ‘Zonjës së Vjetër’ nga Torino. Ai debutoi tek Juve në fitoren e mbrëmshme kundër Sassuolos (3-0).

Ai tha se është i kënaqur me debutimin e tij tek skuadra e Masimiliano Allegrit.

“Kam bërë një lojë të mirë, por mund të përmirësohemi akoma. Ishte një debutim i mirë, fituam dhe nuk pësuam gol”, tha ai.

“Është shumë e rëndësishme ta nisim kampionatin më të mirë të mundshëm. Kjo fitore të jep besim të madh për ndeshjet e radhës”, theksoi Bremer.

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit