Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje në Malishevë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Temeqinë të Komunës së Malishevës.

Gjatë kontrollit atij i është gjetur një pistoletë e llojit TT, një karikator dhe dy fishekë të po të njëjtës armë, si dhe një fishek tjetër kalibër i panjohur.

Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar personi I.P., i lindur në vitin 1957, shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit